Shkolla fillore “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël edhe këtë vit nuk do të jetë gati

    Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj vonesës për ndërtimin e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël. ASH thotë se kjo shkollë është shndërruar në një mashtrim të ri të Komunës së Tetovës, kryetares së Komunës, Teuta Arifi dhe BDI-së si parti, njofton Nistori.

    “Dje improvizuan hapjen e kësaj shkolle me një klasë të vetme, duke keqpërdorur një grup fëmijësh për të mashtruar opinionin dhe duke mashtruar se shkolla është bërë gati për një vit. E vërteta është krejt ndryshe, shumë më e dhimbshme dhe e turpshme. Shkolla nuk hapet as këtë vit, ndërsa mediat do të mund ta konfirmojnë këtë për çdo ditë. Nxënësit e Reçicës së Vogël edhe këtë vit duket se mësimin do ta ndjekin në shkollën qendrore “Naim Frashëri” që është disa kilometra më larg, klasat ende nuk janë sistematizuar, ndërsa informacionet e fundit hapin edhe shumë dilema”, thuhet në komunikatën e ASH-së.

    Ndër të tjera ASH pyet publikisht pushtetin lokal dhe atë qendror, a është bërë dorëzimi teknik i objektit të shkollës dhe a kanë përfunduar të gjitha punimet dhe instalimet në shkollë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Filmi “I treturi” në programin zyrtar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë

    Lajmi i rradhës

    Largimi i Ronaldos nga Juventus, presidenti i Sampdorias jep arsyet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë