Vitin e kaluar 15 persona humbën jetën në vendet e punës në Maqedoni

    15 persona humbën jetën në vendet e punës në vitin 2023. Me rastin e 28 prillit – Dita botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë, shoqata e Maqedonisë për mbrojtje në punë, e prezantoi raportin vjetor për fatkeqësi në punë për vitin 2023.

    “Në Maqedoni këtë vit po mbjellim 15 fidanë për 15 jetë të humbura, 15 persona të vdekur në vendin e punës në Maqedoni. Kjo në vetvete çon në pyetje të shumta, por gjëja më e rëndësishme është se kush do të marrë përgjegjësinë. Sipas ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë, punëdhënësi është përgjegjësi i parë dhe i vetëm për sigurinë dhe shëndetin në punë, por sipas këtij trendi që kemi parë vitet e kaluara, disi kjo përgjegjësi është gjithnjë e më pak”.

    “Këtu gjejmë një vërejtje tjetër, ajo është se nëse shteti i qaset seriozisht kësaj pandemie dhe këtij dëmtimi, duhet t’i analizojë më seriozisht këto të dhëna, dhe përveç një organizate, edhe shteti ka detyrim të dalë me të dhënat e veta për atë se sa persona kanë vdekur dhe si e kanë humbur jetën në vendet e punës”, pohoi Millan Petkovski, Shoqata e Maqedonisë për Mbrojtje në Punë.

    Lajmi Paraprak

    BE: presim proces zgjedhor demokratik më 8 maj në RMV

    Lajmi i rradhës

    Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, gabon Struga – garë e nxehtë për kreun e tabelës në Ligën e Parë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë