Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, gabon Struga – garë e nxehtë për kreun e tabelës në Ligën e Parë

    Këtë fundjavë në Maqedoninë e Veriut janë luajtur ndeshjet e javës së 29-të në Ligën e Parë të Futbollit, në të cilën ndeshje kishin tre skuadrat e vendeve të para.

    Fitore në këtë xhiro morën, Shkupi, Shkëndija dhe Voska Sport, teksa Struga Trim Lum gaboi, duke u mundur në shtëpi nga Sileksi i Kratovës.

    Skuadra e Shkupit mori fitore në minutat shtesë ndaj Tikveshit, me rezultatin 3:2. Ndërsa fitore me spektakël shënoi Shkëndija, e cila në Tetovë mposhti Gostivarin me rezultat 4:1. Dy golat e parë i shënoi Adenis Shala, ndërsa në dy golat tjerë kontribuan Fiton Ademi dhe Erald Çinari. Golin e vetëm për Gostivarin e shënoi, Kehinde që rezultoi të jetë vetëm për statistikë.

    Struga Trim Lum ishte befasia e kësaj jave, pasi u mposht në shtëpi nga Sileksi me rezultatin 2:3. Besart Ibraimi dhe Marjan Radeski ishin autor të golave për ekipin e Shpëtim Duros, teksa te Sileksi realizoi dy herë Ignatov dhe golin e fitores e shënoi Kalanoski.

    Pas kësaj jave, Struga vazhdon të jetë në vendin e parë me 58 pikë, aq sa ka edhe Shkupi në vendin e dytë. Shkëndija është në vendin e tretë me 55 pikë.

    Ndeshjet e radhës në Superligën e Maqedonisë së Veriut janë në program me 1 maj./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vitin e kaluar 15 persona humbën jetën në vendet e punës në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Ali Ahmeti më dërgon emisarë, dëshiron të hyjë në qeveri pa kushte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë