FUQIA E PUNËTORËVE

    Një ditë të caktuar, në gjithë Spanjën,
    Bënë punëtorët të pushonin fabrikat. Hekurudhat
    Rrinin të ftohta mbi shina. Pa dritë
    Ishin shtëpitë, si dhe rrugët, telefonat,
    ishin një tog teneqe pa dobi. Nuk
    U jepej më dot urdhër policëve. Në vend të kësaj,
    Flisnin masat midis tyre. Gjatë tri ditëve
    Përdoruesit e aparateve të pushtetshme u treguan
    Si sunduesit e tyre. Punëtorët, duke mos punuar më,
    Treguan fuqinë e tyre. Ara pjellore,
    Befas s’ish veçse një tokë gurishte.
    Leshi i përpunuar s’e ngrohte më njerinë,
    Të cilin qymyri në vatër më s’e ngrohte. Madje
    dhe çizma e policëve
    Do të kalbej dhe s’do të gjente asnjë pasues.
    Atëherë,
    E theu mosuniteti fuqinë e kryengritjes,
    por edhe vetë këtu
    Urdhërat e padronëve për pushimin e grevës
    Gjatë shumë ditëve s’mundën të arrinin te
    Masat: sepse lokomotivat
    Ishin pa avull dhe të neveritura zyrat
    postale. Pra, edhe këtu
    U tregua
    E madhja fuqi e punëtorëve.

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Të vetëdijesohemi për luftën kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    Katër personave nga Negotina u parashtrohet kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Lajme tjera

    Çfarë është kultura?

    Kim Ann Zimmermann & Stephanie Pappas Me termin kulturë kuptojmë zakonisht tiparet dhe dijet e një grupi të caktuar njerëzish, duke përfshirë gjuhën, fenë, kuzhinën, zakonet…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë