Gjuha shqipe dhe inteligjenca artificiale

    Astrit Hoxha

    Në foton e mëposhtme është një ese për pranverën, të shkruar, sipas kërkesës, në gjuhën shqipe, nga intelegjenca artificiale. Në dukje të parë, nuk mund të vëresh se ka ndonjë lëshim, gjithçka duket në rregull, s’ka asnjë gabim drejtshkrimor, por megjithatë ndërtimi i fjalisë është kryekëput kalk i anglishtes.

    Për gjuhën shqipe nuk është e domosdoshme që çdo fjali të nisë me kryefjalë në fillim të fjalisë, sepse gjuha jonë ka rend të lirë të fjalëve, përkundër që anglishtja ka rend të ngulitur: SVO (subjekt+verb+object/kryefjalë+kallëzues+kundrinë), ashtu siç është përdorur edhe në foto (nënvizimet me ngjyrë të kuqe janë të miat). Kjo nënkupton, që intelegjenca artificiale ende nuk është zhvilluar deri në atë masë që të dallojë këto specifika gjuhësore dhe gjenerimin e tekstit e bën duke u bazuar në gjuhën angleze.

    Në anën tjetër, kjo çështje ka implikim edhe në mësimdhënien e mësimnxënien e gjuhës sonë, meqë mësimdhënësit mund të hasin edhe shkrime të tilla nga nxënës/studentë, kështu që, siç po shihet, çështjet e drejtshkrimit, nuk janë edhe problemi kryesor, por vëmendja jonë duhet të jetë te përdorimi i sintaksës shqipe.

    Një tekst i tillë si në foto, do të duhej të vlerësohej me notë të pamjaftueshme, jo vetëm pse nuk është punim origjinal, por edhe për përdorim të kalkeve të huaja, që shpërfytyrojnë gjuhën. Kështu edhe eleminojmë kopjimin/plagjiaturën, por edhe ruajmë natyrën e gjuhës sonë.

    *VËREJTJE DHE RREGULLA GRAMATIKORE

    Lajmi Paraprak

    “PUÇ” NË BFI? | Shaqir Fetahu të dielën pas mesnate ka shkarkuar pesë anëtarë të Rijasetit

    Lajmi i rradhës

    Sapun i ngurtë apo i lëngshëm – Cila është zgjedhja më e mirë

    Lajme tjera

    Shtegtojnë derrat

    Stefan Çapaliku Shtegtojnë derrat.Dhe derratshtegtojnë larg,kalojnë dete,oqeane,dhe era që i rreh gjoksinia hollon trupin dhe i bën zogj……
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë