Kam shumë shpresë

    Naim Frashëri

    Kam shumë shpresë
    Te Perëndija.
    Që të mos jesë
    Kshu Shqipëria,
    Po të ndritohet
    Të lulëzohet. 

    Pa vjen një ditë
    Që të na sjellë
    Të madhe dritë
    P’ajo të pjellë:
    Qytetërinë,
    Fatbardhësinë.

    Vëllazërija
    Edhe bashkimi
    E njerëzija
    Është shpëtimi,
    Lum kush t’arrijnë!
    Pa do të vijnë.

    Që Shqipërija
    Do të ndritohet
    Dhe ligësija
    Do të mërgohet.
    Jak’ e vërtetë!
    Pse rri e qetë?

    Për Shqipërinë
    Ditët e mira
    Paskëtaj vinë
    Shkoj errësira,
    Lum kush të rronjë,
    T’a shohë zonjë!

    Se Shqipëtari
    E gjuh’ e tija
    Venë së mbari
    Dhe Shqipërija,
    Lum kush t’a shohë
    Për pakë kohë.

    Pa dituritë
    Dhe mbrothësija
    E mirësitë
    Dhe njerëzija
    Do të burojnë
    Nukë mënojnë.

    Lajmi Paraprak

    Temperaturat e ulta apo të larta, si përfiton më shumë trupi juaj?

    Lajmi i rradhës

    BE-ja do t’i ndajë Tunizisë 105 milionë euro për të frenuar migrimin

    Lajme tjera

    Gënjeshtrat

    Dritëro Agolli O popull,ç’të bëjnë!Të japin lodra të luash,Të mbajnë me përralla,Të flesh në shtrat sa të duash,Pa…
    Më tepër

    Gjuha e zjarrtë

    Lasgush Poradeci O gjuhë-e shentëruar, o mall me shpirtin plot.O vetëtim’ e qjellit që fërfëllon me flakë,O djellë-i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë