KËNGË MAJI

    Johann Wolfgang von Goethe

    Sa bukur më ndrin
    Natyra përpara!
    Si shkëlqen dielli!
    Si buzëqesh ara!

    Nga secila degë
    Shpërthen pranverë
    Dhe njëmijë zëra
    Nga secila ferrë,

    Dhe gaz dhe hare
    Nga secili gji.
    O tokë, o diell!
    O qejf, o magji!

    Dashuri, o dashuri,
    Si dritë e diellit,
    Si retë e mëngjesit
    Në kupë të qiellit!

    E bekon me hir
    Të njomën arë,
    Në avull lulesh
    Dehet bota mbarë.

    O gocë, o gocë,
    Sa rëndë të dua!
    Si më sheh me sy!
    Sa më do ti mua!

    Kështu i do lauresha
    Këngë edhe erë,
    Dhe lule e mëngjesit
    Të qiellit merë.

    Sa të dua unë
    Me kaq padurim,
    Ty që djalëri
    Dhe këndë e guxim

    Për këngë të reja
    E valle më dhuron.
    Ji prore e lumtur,
    Siç më dashuron!

    – – – – – – – – – – – – –

    Nga gjermanishtja:
    Kujtim Shabani

    Lajmi Paraprak

    Pse produktet vendore kushtojnë më shumë se ato të huaja?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë