Këto janë filmat fitues në TIFF ODA – Tetovë

    Gazetare | Aleina Arsllani

    Festivali TIFF ODA, në këtë edicion shënoi 10 vjetorin e tij. Në këtë edicion jubilar, stafi i festivalit nuk dështoi të na lë mbresë me filmat e përzgjedhur për audiencën e Tetovës dhe më gjërë, shkruan Nistori.



    Përgjatë javës patëm shansin që të lundronim në një oqean emocionesh që n’a i dhuruan filmat që ndoqëm dhe të cilët sa vinin dhe bëheshin më interesant. Gjithsesi, secili festival konkurrues duhet të ketë edhe fitues të çmimeve dhe për këtë pjesë u kujdesën juria e zgjedhur e cila ishtë e përbëre nga regjisorë, filmograf, etj, gjegjësisht ndër më të shquarit në punën e tyre.

    TIFF ODA ka shpërblyer me çmime në kategori të ndryshme siç janë: filmi më i mirë, dokumentari më i mirë, kontributi artistik, etj.

    Të ndara në disa kategori edhe filmat, fituesit e çmimeve Win Panorama Competition ishin:

    Film artistik i metrazhit të shkurtër
    “Figurant” nga Jan Vejnar
    Republika Çeke

    Animacioni më i mirë i shkurtër
    “Natural Selection” nga Aleta Rajic
    Bosnja dhe Hercegovina

    Dokumentari më i mirë i shkurtër
    “Survival and school” nga Ilir Kabashi
    Kosovë

    Filmi më i mirë studentor
    “While we are here” nga Anastasia Maltseva
    Rusi

    Në kategorinë Cine Balkan Panorama fituesit ishin:

    Filmi më i mirë
    “Zgjoi” nga Blerta Basholli
    Kosovë, Zvicër, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut

    Dokumentari më i mirë
    “Pajtimi” nga Marija Zidar
    Sloveni, Serbi, Mal i Zi dhe Kosovë

    Çmim nderi
    “Galaksia e Andromakës” nga More Raça
    Kosovë, Spanjë, Itali dhe Maqedoni e Veriut

    Kontributi Artistik
    “101 role, 102 jetë Bajrush Mjaku”
    Maqedonia e Veriut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Thënie nga Honore De Balzac

    Lajmi i rradhës

    Në Singapor drejtori i shkollës u dërgon letër prindërve para provimeve të fëmijëve të tyre

    Lajme tjera

    MENDIMTARI

    Bardhyl Zaimi Që nga çasti kur e kuptoi se krejt gabimisht e kishte vendosur marrëdhënien me botën nuk…
    Më tepër

    Dalëngadalë…

    Dritëro Agolli Mbaruan të gjitha gjërat që kishte shtëpia:Në oborr u tha në fillim një dardhë,U shterr dhe…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë