Kur fillova ta doja veten

    Charlie Chaplin
    Përktheu: Elona Caslli

    Kur fillova ta doja me të vërtetë veten dhe t’i doja të tjerët,
    kuptova se dhimbja dhe vuajtja shpirtërore
    shërbenin për të më kujtuar se po jetoja kundër vlerave që kisha si njeri.
    Sot e di se kjo gjë quhet VËRTETËSI.

    Kur fillova ta doja me të vërtetë veten dhe t’i doja të tjerët,
    kuptova se sa shumë e fyeja dikë, kur i diktoja dëshirat e mia,
    duke e ditur fort mirë se nuk ishte çasti i duhur dhe se ai njeri nuk ishte ende gati,
    edhe pse, ai njeri isha unë.
    Sot e di se kjo gjë quhet RESPEKT.

    Kur fillova ta doja me të vërtetë veten dhe t’i doja të tjerët
    nuk doja më të kisha një jetë tjetër
    dhe e kuptova se sfidat me të cilat përballesha më ftonin të bëhesha njeri më i mirë.
    Sot e di se kjo gjë quhet PJEKURI.

    Kur fillova ta doja me të vërtetë veten dhe t’i doja të tjerët
    kuptova se në çdo rrethanë, isha në vendin dhe në kohën e duhur
    dhe se gjithçka që më ndodhte kishte një domethënie.
    Sot e di se kjo gjë quhet BESIM NË VETVETE.

    Kur fillova ta doja me të vërtetë veten dhe t’i doja të tjerët,
    nuk hoqa dorë nga koha e lirë
    dhe nuk mendova më për projekte madhështore në të ardhmen.
    Sot, bëj vetëm atë gjëra që më pëlqejnë dhe më sjellin gëzim,
    ato gjëra që kam pasion dhe që më bëjnë të lumtur dhe i bëj ashtu si dua unë dhe kur dua unë.
    Sot e di se kjo gjë quhet THJESHTËSI.

    Kur fillova ta doja me të vërtetë veten dhe t’i doja të tjerët
    hoqa dorë nga gjithçka që dëmtonte shëndetin tim; ushqime, njerëz, objekte, rrethana
    dhe braktisa gjithçka që më poshtëronte dhe më largonte nga vetvetja.
    Në fillim e quaja ’’ egoizëm të shëndetshëm’, por
    sot e di se kjo gjë quhet VETËVLERËSIM.

    Kur fillova ta doja me të vërtetë veten dhe t’i doja të tjerët,
    nuk doja të kisha gjithmonë të drejtë
    dhe kuptova se kështu gaboja më pak.
    Sot e di se kjo gjë quhet PËRUNJËSI.

    Kur fillova ta doja me të vërtetë veten dhe t’i doja të tjerët,
    nuk jetoja më në të shkuarën
    dhe nuk shqetësohesha më për të ardhmen.
    Sot kam mësuar të jetoj të tashmen, të vetmin çast që vlen me të vërtetë.
    Sot e di se kjo gjë quhet MIRËQËNIE.

    Kur fillova ta doja me të vërtetë veten dhe t’i doja të tjerët,
    kuptova se Mendimi im mund
    të më sëmurë dhe të më bëjë mjeran.
    Por, kur e edukova mendimin tim, të fliste me gjuhën e zemrës sime,
    intelekti im u bë aleati më i mirë për mua.
    Sot e di se kjo gjë quhet MENÇURI.

    Nuk duhet të kemi frikë nga ndryshimet, kundërshtitë
    dhe problemet që kemi me veten apo me njëri-tjetrin,
    sepse edhe yjet ndonjëherë përballen mes tyre
    për të nxjerrë në dritë botë të reja.
    Sot e di se kjo gjë quhet JETË.

    Lajmi Paraprak

    “Drislla” nuk ka përgjigje për impiantin për përzgjedhjen dytësore dhe riciklimin e mbeturinave

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski dhe Xhaferoviq diskutojnë krijimin e linjës ajrore Shkup-Sarajevë

    Lajme tjera

    Të dashuruarit heshtin…

    Jaime SabinesPërktheu: Xhemazije Rizvani Të dashuruarit heshtin.Dashuria është heshtja më e mirë,Më kumbuesjamë e padurueshmja.Të dashuruarit kërkojnëtë dashurit…
    Më tepër

    ARSYET E MISHIT

    Yiannis RitsosPërktheu: Maksim Rakipaj Poezitë që në heshtje mbi trupin tënd kam jetuarzërin e tyre kur të kesh…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë