‘Kur ti telefonoje’

    Ismail Kadare

    Telefonin nga gjumi i rende e i zi ti e zgjove
    Me zerin e dashur, qe dridhej ngrohtesisht
    Ishte dimer.

    Une isha i fundosur
    Ne kolltukun e palevizshem prane vetmise.

    U afrova tek xhamat
    Jashte binte shi

    Veshtrova me mirenjohje telat e gjate telefonike
    Ata vinin nga larg, pa u ndalur gjekund drejt e nga ti,

    Nga aroma e flokeve tu, nga vija besnike e buzeve,
    Pa u ndalur e pa u pleksur me ylberet joshes rruges.

    Ti qaje?

    Jo. Pik shiu te ngrohte nga telat binin..

    Lajmi Paraprak

    Prej sot tregtarët kanë për obligim të publikojnë çmimet në faqet e internetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë