Kush ishte shqiptari i parë fitues në Lojërat Olimpike

    Komiteti Olimpik Shqiptar është krijuar në vitin 1958 dhe Shqipëria ende nuk e ka një medalje olimpike.

    Shumë shqiptarë kanë fituar medalje nën flamujtë e Jugosllavisë, Greqisë, Italisë, Gjermanisë e së fundmi të Kosovës. Mirëpo, a e dinit se, në vitin 1896 kur Lojrat Olimpike moderne nisën, ishte maratonomaku Spiros Louis, arbëror i Greqisë, që nën flamurin e të fundit u konsiderua fituesi i parë i Lojrave Olimpike?

    Pas 2 orë, 58 minuta e 50 sekonda nga nisja në Maratonë, ai mbërriti në Athinë duke përshkuar 42 kilometra e 125 metra. Medaljen e mori i veshur me fustanellën tradicionale të Toskërisë, variacion i së cilës ishte edhe veshja e arbërorëve të Atikës, duke respektuar rrënjët tradicionale të tij.

    Në këtë foto të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ai shfaqet me fustanellë.

    Lajmi Paraprak

    12 filmat më të mirë të vitit 2021

    Lajmi i rradhës

    Fragmente nga Erich Fromm, Sartre, Nietzsche dhe Yalom

    Lajme tjera

    “Lutje nënës sime”

    Pier Paolo Pasolini Është e vështirë të ta them me fjalë biriAtë që në zemër paksa ndiejTi je e vetmja në botë që e di, për zemrën timeAtë që ka…
    Më tepër

    Alfabeti

    Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë