A gjuhen pëllumbat

    Ali Podrimja

    Pëllumbat a gjuhen bre?

    Ulem në rend të dytë
    pse shoh më larg e
    dëgjoj më mirë
    pse kam zë më të fortë

    Vetveten s’e ha nga mëria
    as shtyhem me brryla
    Më shlirë e kam se në rend të parë

    Si gjuhen pëllumbat bre?

    Nga karrigia ima lëvizëse
    për mrekulli mat kokat tullace
    dhe barqet e fryra

    Është rrenë e kulluar
    se unë Ali Podrimja
    jam qytetar i rendit të dytë
    në Planetin Ka Ka

    A gjuhen pëllumbat bre? 

    Lajmi Paraprak

    “Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë”

    Lajmi i rradhës

    “Nuk e vrau varka, por shteti” | Qytetarët lajmërojnë protestë përballë Ministrisë së Brendshme

    Lajme tjera

    Sytë e urrejtjes

    Oktavio Paz 1.Në orën tre fiks, Don Pedro u ul në tavolinën tonë, përshëndeti çdo njërin prej konkurentëve,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë