“Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë”

    “Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës Durim Berisha dhe Liridon Kurti po kërkojnë të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor.

    Të hënën ata i kanë dërguar shkresë ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci, për t’i kërkuar ndryshimin e këtij neni, pasi sipas tyre, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

    Kurti në një prononcim tha se nga ministria ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh brenda afatit prej 45 ditësh, atëherë rastin do ta procedojnë në gjykatë.

    “Kemi dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Arsimit për ta ndryshuar udhëzimin. Krejt kjo ka ardhur pasi udhëzimi në fjalë nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Pas kërkesës që kemi dorëzuar në ministri, kemi filluar me kampanjën”.

    “Kërkesën e kemi dorëzuar të hënën, por ende nuk kemi marrë përgjigje. Kanë afat 45 ditë po të iu përgjigjur kërkesës tonë. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh do ta procedojmë rastin në gjykatë”, deklaroi ai.

    Kurti tutje shtoi se interesimi i qytetarëve për t’iu bashkuar kampanjës është i kënaqshëm, pasi “janë kundër diskriminimit që po u bëhet vajzave me shamia”.

    “I kemi mbi 25 mijë engagments në hashtagun në rrjetet sociale Facebook e Instagram. Nuk e kam pritur këtë interesim kaq të madh”, u shpreh ai. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    “Padrejtësitë historike ndaj romëve janë ende të gjalla”

    Lajmi i rradhës

    A gjuhen pëllumbat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë