BASHKËSHKOLLARËT MË TË VARFËR TË MËHALLAVE

    Bertolt Brecht

    Bashkëshkollarët më të vjetër, me palltushka
    t’holla,
    Përherë vinin, nga mëngjezi, tepër vonë në orë,
    Se nënave ata ua shpërndanin qumështin dhe gazetat.
    Mësuesit e tyre
    I regjistronin me të shara te libri i qortimit.
    Nuk kishin pako të mëngjezit. Ata, në pushime
    I shkruanin në nevojtore detyrat e tyre,
    Kjo ishte e ndaluar. Se pushimi
    Ish i caktuar për t’u çlodhur, si dhe për të ngrënë.
    Kur ata nuk e dinin《pi-në》- shifrën e Ludolfit –
    Mësuesit i pyesnin: Pse
    Nuk rri ti në gjirizin, nga ke ardhur?
    Po ata e dinin këtë.
    Shkollarëve që ishin më të varfër, nga mëhallat,
    U jepej ndonjë post i vogël, në shërbim të shtetit.
    Prandaj përmendsh ata mësonin, me djersën
    e ballit,
    Brendinë e librave të ndotur që blinin,
    Mësuesve mësonin çizmat t’u lëpinin.
    Dhe nënat t’i përçmonin.
    Postet e vogla të shkollarëve të varfër, nga mëhallat,
    Ishin nën tokë. Stolat e byrove
    Nuk kishin ndenjtje. Ata shpresë kishin rrënjët
    E bimëve të shkurtra. Po përse u mësonin
    Atyre gramatikë greke, luftërat e Çezarit,
    Formulën e sulfurit, shifrën《pi》?
    Në Flandër, nën varrezat e plebejve,
    Të paracaktuara për ta,
    S’kërkonin tjetër gjë veçse
    gëlqere.

    Shqipëroi: Lasgush Poradeci

    Marrë nga: Bertolt Breht – Poezi, Shtypshkronja Mihal Duri, Tiranë 1973

    Lajmi Paraprak

    Prindërit e rinj më të ndërgjegjshëm sa i përket autizmit tek fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Vetoja bullgare mban pezull integrimin europian të Maqedonisë së Veriut

    Lajme tjera

    MIRËKUPTIMI

    Bertolt Brecht Po ju, që jeni në mirëkuptim me rrjedhën e punëve, Mos u fundosni prapë në asgjënë.…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë