Prindërit e rinj më të ndërgjegjshëm sa i përket autizmit tek fëmijët

    Ky fëmijë është diagnostikuar me autizëm dhe po trajtohet në qendrën për autizëm në Kërçovë. Në fillim nuk ka mundur të bëjë asgjë, por tani arrin të dallojë numrat, shkronjat dhe frutat.

    Ashtu siç mund të shihet, fëmijët me autizëm bëjnë lëvizje të përsëritura dhe të pa kontrolluara të duarve, që është edhe një prej shenjave kryesore të autizimit, por edhe mungesa e kontaktit me sy, thotë defektologia Diellza Çeliku.

    “Para moshës dy vjeçare, kur fillon kontakti me sy zakonisht këta fëmijë nuk kanë më sy, me personat tjerë jo se jo por as edhe me prindërit e shmangin kontaktin me sy dhe shikojnë në skaje të tjera të dhomës, ose ambientit ku ndodhen, këtë prindërit se marrin si simptoma por sikur fëmija i tyre ka turp por kjo është një nga simptomat e para të autizimit”, tha Djellza Çeliku, defektologe.

    Autizimi është një çrregullim, një gjendje e cila nuk mund të shërohet plotësisht por me trajtime mund të mbahet nën kontroll, ndonëse trajtimi është shumë kompleks dhe proces i gjatë, tha defektologia Blendiana Xhambazi.

    “Kemi trajtime të ndryshme që përdorim tek këta fëmijë varësisht qëllimit që ne duam të arrijmë dhe në cilën sferë duam të punojmë më shumë p.sh. kemi fëmijë që duan ndihmë në mirëqenien dhe shëndetin e fëmijës, kemi fëmijë që duhet të punojmë në gjendjen emocionale, në komunikim ose socializmi me fëmijët e tjerë, kemi fëmijë që nuk flasin dhe këtu përdorim edhe terapinë logopedie, terapi me problemin dhe ndjenjën e trupit si dhe flor-terapi”, theksoi Blendiana Xhambazi, defektologë.

    Paragjykimet në vendin tonë kanë bërë që shumë familje të mos kërkojnë ndihmë dhe terapi për fëmijët, sidomos prindërit e gjeneratave më të vjetra, ndërsa së fundmi ky fenomen ka ndryshuar tek prindërit e rinj të cilët nuk hezitojnë të kërkojnë ndihmë për trajtim të hershëm.

    “Zakonisht prindërit që kanë pas fëmijë me autizëm dhe kanë qenë prindër më të rinj në moshë, kanë qenë më të informuar rreth simptomave rreth shkaqeve dhe ata janë më të pirur që fëmijën e tyre ta dërgojnë në trajtime apo terapi në defektolog, por prindërit më në moshë nuk kanë akses aq të mjaftueshëm nuk janë të informuar mjaftueshëm dhe hezitojnë t’i dërgojnë fëmijët”, pohoi Blendiana Xhambazi, defektologe.

    Autizmi ka 11 shenja kryesore që mund të dallohen tek fëmija deri në moshën 3 vjeçe. Janë disa hipoteza, se autizmi mund të jetë pasojë e faktorëve biologjik të lindur, si dhe shkaqet ambientale, mjedisi ku rritet fëmija, por në të vërtet asgjë nuk është vërtetuar konkretisht se çfarë e shkakton. Në Maqedoni numri i fëmijëve të diagnostikuar me autizëm është rritur dukshëm ndonëse nuk ka numra të saktë, sepse shumë nga fëmijët nuk janë diagnostikuar. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Politika, media dhe ndikimet në mendimin publik

    Lajmi i rradhës

    BASHKËSHKOLLARËT MË TË VARFËR TË MËHALLAVE

    Lajme tjera

    A është manipuluese natyra njerëzore?

    Julia Shaw Manipulimi emocional, është etiketuar si ana e errët e inteligjencës emocionale nga ekspertja Elizabet Ostin nga Universiteti i Edinburgut në Skoci. Por çfarë do të thotë kjo? Ostin dhe…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë