“Cigarja” poezia prekëse e Fadil Krajas kushtuar nënës

    20 vet ne ishim
    20 vet ushtar.
    1 cigare kishim,
    Kush me ndez më parë.

    Dielli na përvlonte
    Etja na kish tharë.
    Nga cigarja s’dojshim
    Asnjëri me u nda.

    Me një za vendosëm
    T’hedhim llotari.
    Kjo nuk është përrallë
    Mos t’ju vijë çudi.

    Ai që do t’shtruante
    Emrin më madhështor,
    Atij do t’i lëshonim
    Cigaren në dorë.

    Ramë të gjithë në mendime,
    S’ishte fort e lehtë.
    Emrin më madhështor,
    Cili kish me gjet?

    Mua m’qeshi fytyra.
    Gjeta emrin “Nanë”
    Mendova cigaren
    Mua do ma lanë.

    U lexuan letrat,
    nuk kisha fitu.
    Nga njëzet, tetëmbëdhjetë
    “Nanë” kishin shkru.

    Shikum njeni-tjetrin,
    fytyrat shprehnin mall,
    cigaren e ndezëm,
    e thithëm me radhë.

    Dielli ma s’përvëlonte,
    etjen lamë në një anë,
    zemrat na i shëndonte
    emni i dashun “Nanë”.

    Lajmi Paraprak

    ANALFABETIZMI NË RMV | Ismaili: E gjithë kjo vjen si pikënisje nga shkollimi parashkollor

    Lajmi i rradhës

    Iseni: Biznesi në Maqedoni ka mungesë të çdo lloji të fuqisë punëtore

    Lajme tjera

    PAFUNDËSI

    Giacomo Leopardi E kam dashur gjjithmonë këtë kodër të qetëKëtë gjelbërim të dendur, që pothuajse ma mbyllPamjen për…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë