ANALFABETIZMI NË RMV | Ismaili: E gjithë kjo vjen si pikënisje nga shkollimi parashkollor

    Mësuesi Satki Ismaili

    Arsimtari Satki Ismaili, në “200” në Alsat ka folur në lidhje me statistikat nga Enti Shtetëror, për arsimin fillor në vend. Ai deklaroi se e gjithë kjo vjen si pikënisje nga shkollimi parashkollor, ku thekson se numri i nxënësve që ndjekin këtë cikël është shumë i ulët, përcjell Nistori.

    “Krejt kjo nis edhe nga shkollimi parashkollor, ku shkollimi parashkollor dallohet nga shkollimi i cili është në Europë, do të thotë në Unionin Europian, statistikat flasin se numri i fëmijëve të kyçur në arsimin parashkollor është shumë i vogël, që ishte diku tek 35 për qind, dhe kjo është një bazë për një arsim fillor kualitativ”, tha ai.

    “Këto statistika kanë një varshmëri edhe në atë, se sa është mosha e popullatës së shtetit. Popullata tek ne është e tillë e strukturuar që dallon prej vendeve Europiane. Pikërisht kjo ndodhë që diskrepancat të jenë më të mëdha. Para 20 viteve në Maqedoni analfabetizmi ka qenë më i shprehur dhe më pak ka pasur të shkolluar, tani ka ndryshime. Ne i vërejmë ato statistika, dhe për fat të keq janë brengosëse, por duhet të na brengos të gjithëve, sidomos të ndërmerret diçka që është më afatgjate, pra një strategji e arsimit”, u shpreh Ismaili.

    Era Aliu: Këtë krizë e ndaj në dy shkaqe të mëdha

    Era Aliu nga Forumi për Ndryshime në Arsim, ka treguar se si e shikon ajo situatën nga aspekti i mospërputhjes së cilësisë së arsimit. Ajo deklaron se këtë krizë e ndanë në dy shkaqe të mëdha, siç është metodologjia dhe materiali.

    “Pse them metodologjia, është për shkak të mungesës së interaktivitetit, grupeve të mëdha nëpër klasa që janë, mungesa e kabineteve, mënyra e infrastrukturës… ndërsa të materialet e them se nuk është në kohë me trendët Evropiane, që ne sot si nxënës i ndjekim, dhe të gjitha këto janë shkaku dhe pasojat e 70.5 për qindëshit”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shtatë libra të Orhan Pamukut

    Lajmi i rradhës

    “Cigarja” poezia prekëse e Fadil Krajas kushtuar nënës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë