Ç’nuk bën leximi

    Aurel Plasari

    E ka, edhe leximi, ekscitimin e vet, d.m.th. atë lloj ngacmimi që në shkrimet e mia letrare e kam quajtur “ndezullí”, për ata që nuk e dinë ç’është.

    Lumo Skëndo, ndryshe Mid’hat Frashëri, gjatë Luftës së Parë Botërore qe strehuar gjysmë-i-internuar në Rumani. Për rreth gjashtë muaj në Bukuresht, mandej në Kalimanesht, në Moldavi etj., tregon në kujtimet e veta zhgënjimin nga shoqëria e Kolonisë së Shqiptarëve të Rumanisë: apatinë e madhe dhe sidomos të rinjtë që mbaheshin për “intelektualë” ndërsa nuk bënin asnjë punë. Mezi mundi të bënte me ta disa mbledhje, rreth tryeze, mbas darkave në restorant. Afërmendsh që u fliste për nevojën e leximit. “Por fatkeqësia qe se gjithkush donte të shkruante, të vjershëronte e të fitonte famë…”, ka treguar, “pa shkuar prej purgatorit të të nxënit, studimit dhe këndimit”. Një mbrëmje, i dëshpëruar, s’duroi më e u tha:

    “Nuk mundni, pra, zotërinj, të kuptoni që këndimi i një faqeje të shkruar mirë ose i një paragrafi artistik, i jep njeriut tërë atë delir që ndjen kur sheh se dhëmbi i një sise së bukur forcohet nën përkëdheljen e buzëve?”

    Ra heshtje. Disa po përpiqeshin të kuptonin. Një zotëri i quajtur Sabri Qyteza u ngrit i pari të largohej duke thënë:

    “Mësuam një send. Mësuam se maja e gjirit u ngritka kur ta gudulisnjë njeri me gojë!”

    Atëherë Lumo Skëndo nuk mund të mos ia kthente habitjen me habitje:

    “Po, zot, edhe unë mësova një gjë më të madhe akoma: se paska një njeri tridhjetë e pesë vjeç që nuk e ditka këtë!”

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia ka siguruar teste PCR falas për turistët e huaj

    Lajmi i rradhës

    Covid-19 | Edhe dy javët e ardhshme do të mbeten masat e njëjta në RMV

    Lajme tjera

    Çka mësova unë

    Poezi nga Azem Shkreli Me u ra tërthoreve në trupMe ndie andjet tue lehëMe ra mbas xixave n’pupMe…
    Më tepër

    NËNA

    Gwendolyn BrooksPërktheu: Roland Gjoza Nuk mund t’i harroj dështimetKujtoj foshnjat që erdhën në jetë, po në të vërtetë…
    Më tepër

    Ku shtrohet vala

    Lasgush Poradeci Ku shtrohet vala përmi zallE fryn një këng’ e pakuptuar,Të pashë, motër, plot me mall,më pe…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë