Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen të cilën e mbajti sot, solli propozim që të mbeten në fuqi masat tashmë ekzistuese, konfirmuan për AIM nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Nistori.
Imunizimi në vend zhvillohet me tempo të përforcuar, mënyra më e lehtë që të vaksinoheni është duke u regjistruar në www.vakcinacija.mk”, ka bërë thirrje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Gjatë fundjavës, termine për vaksinim morën të gjithë personat e moshës mbi 40 vjeç, të cilët kishin apikuar në ueb-sajtin e MSh-së deri më 30 prill.
Ministre Filipçe, dje informoi se ka filluar edhe vaksinimi i pacientëve me dializë dhe me transplantim. “Prej dje filloi vaksinimi edhe i pacientëve të cilët janë në dializë, si dhe pacientët me transplantim. /Nistori/