Dashuri e vështirë

    Dritëro Agolli

    Ti në kanape tani dremit
    Ndofta gjumi ende s’të ka zënë,
    Abazhuri mbi qerpikë ndrit
    Libri nga gishtërinjtë të ka rënë.

    Para teje ndal mendimi im:
    Jemi dashuruar edhe sharë
    Jemi ndarë shpesh në udhëtim,
    Por drejt njeri-tjetrit kemi ngarë.

    Dhoma hesht e rruga larg gjëmon
    Ti sheh ëndrra kaltëroshe shumë
    Unë, ndonëse pi dhe mogadon,

    Mezi fle, se jam njeri pa gjumë.
    Të kam pasur ëndërr çast e orë,
    Ëndërr të trishtuar dhe të mire
    Po të jem vërtetë një Pitagorë
    Ti je teorema më e vështirë…

    Lajmi Paraprak

    “Guximi është çelësi i gjithçkaje në jetë”

    Lajmi i rradhës

    Industria e librit mbijeton për shkak të femrave

    Lajme tjera

    “Obelisku i zi”

    Fragment nga romani fantastik i autorit Erich Maria Remarque “Obelisku i zi”, mendoj se është romani më i…
    Më tepër

    IZOLIMI

    Ian Curtis (Joy Division, 1980)Përktheu: Fadil Bajraj Jij i pastër – çdo ditë, çdo mbrëmjeKjo na vjen prej…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë