“Oh! Kurrë mos e fyeni ju një grua që bie!”

    Viktor Hygo

    Oh! Kurrë mos e fyeni ju një grua që bie!
    Kush e di sa ka hequr, sa ka vuajtur urie,
    Sa netë si ferr ka gdhirë në ankth e drithërimë,
    Virtytin kur ua tund mjerimi me tërbim,

    Kush nga ne s’ka parë të tillë gra të mjera
    Si rreken që të mbahen, me ngulm, me duar të ndera!
    Sikundër buzë degës shohim varur tek ndrin
    Një pikë shiu si lot, kur dielli vetëtin,
    Q’e tundin tok me pemën e që dridhet, po mbahet,
    Perlë, pa rënë akoma, dhe baltë, pasi ndahet!

    Fajin e kemi ne. Ti kamës! Ari yt!
    Po uji i pastër gjendet dhe aty në llum të ndyrë.
    Dhe që kjo pikë loti nga pluhuri të dalë,
    Të bëhet prapë perlë me atë shkëlqim’n e parë,
    Mjafton,-sepse vetëm kështu çdo gjë që ditën ngrihet në fund të saj bie,
    –Një rreze dielli a një rreze dashurie!

    Lajmi Paraprak

    Emetimi i karbonit është kthyer në nivelet e para pandemisë, thonë shkencëtarët

    Lajmi i rradhës

    Dhimbja e shtyllës kurrizore | Pse ndodh dhe kur duhet të shqetësoheni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë