DJERSITEM

    ARBËR SELMANI

    Çka bëj unë tërë ditën, çdo ditë?
    Djersitem
    secili burrë brenda meje është i bërë qull
    secila grua brenda meje çurgon e djersitur
    në klimaks
    e mpirë prej menstruacioneve,
    por kujt i ha palla
    kur asnjë njeri nuk më lë të fundosem?

    Vazhdimisht më duhet të piqem nën lëkurë
    mëngjes e pasdite me një tabletë antihistaminë
    gjëndrra të mëdhaja
    punë e ‘palodhshme’
    ku të ulem kur nuk ka karrige
    tjegull pas tjegulle
    derdhem, pluskoj, o pellg bre jam, pellg prej frike
    jam mjaftueshëm lodhshëm, o dhjefsha në arkitekturë
    t`u plastë shpirti kapitalizëm, damlla t`raftë diktaturë
    ty sheficë që je grua, edhe ty shef që je pis burrë.

    Djersitem kur punoj në pikun e verës, në varreza
    djersitem që as një ulëse nuk ma jep, askush
    di me qenë e buzëqeshun, di me qenë prush
    fatbardhë e pres një shuplakë në kofshët e mia
    sa punoj për rrogë, aq punoj për apetitet e tjetrit, apetitet e tia.

    Djersitem
    duke e la nanën, vëllaun, motrën, bulëza uji më vijnë nëpër fytyrë
    A jetë i thonë kësaj?
    spec djegës i kuq më duket vetja, në fund të ditës, në pasqyrë.

    Një person në Klinë vdiq në vendin e punës

    Një i vdekur në Minierën e Trepçës
    Ka vdekur një punëtor në vendin e punës në Prishtinë

    Çka bëj unë tërë ditën, çdo ditë?

    Ndërroj të brendshmet, mundohem, mustaqet më kruhen prej sikleti
    më vjen i ithtë kaftjalli, më duket pafundësisht i zagushishëm qyteti
    me fëmijët s’më shkon muhabeti
    fustani më ngjitet për trupi
    sigurimi shëndetësor nuk ekziston
    bereta më shtrëngon, më asfikson
    pushimin e verës, të lehonisë, pushimin që më takon se dua të vdes
    zotëri kapadaiu nuk e aprovon, nuk e konfirmon.

    Merreni me mend çka lexuan sytë e mi!
    …djersa e punëtorit është më e vlefshme se parfumi i dembelit…
    Absurde!

    50 herë në ditë më hyjnë në hak
    krejt këta zullumqarët e krejt sistemeve
    fatpreme
    hajde gjoksin prekma, takikardinë ndjema
    litrën e djersës vrema.

    Ta dhjefsha emancipimin, orët jashtë orarit, vdekjen gjatë orarit
    Të lumtë,
    nuk jam punëtori yt më i mirë, jam skllavi yt dorëshlirë. /Kosovo2.0/

    Lajmi Paraprak

    DUKE PRITË ME IKË

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: Me prolongimin e eurointegrimit, minohet besueshmëria e Bashkimit Europian

    Lajme tjera

    “Koha është”

    Koha Koha është shumë e ngadaltë për ata që presin, shumë e shpejtë për ata që kanë frikë,…
    Më tepër

    “Ti dhe hëna”

    Ismail Kadare Kësaj nate me hënë të vjeshtësDola fushës të bredh kuturu.Retë shtohen me vrap pa reshtur,Hëna duket…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë