“Kam nisur të të ngjaj, nënokja ime”

    Nizar Qabbani

    U rrita nënoke… dhe kam filluar të të ngjaj gjithnjë e më shumë
    Tashmë zgjohem herët
    dhe flej para të gjithëve.
    Trafiku ka filluar të më mbysë
    e fjalët më lodhin.
    U rrita nënokja ime dhe kam filluar të pij më shumë çaj
    më pëlqejnë barishtet dhe aroma e qelibarit.

    U rrita nënoke dhe gjithçka e lexoj vetëm
    qaj në heshtje vetëm dhe përmallem krejt vetëm.
    U rrita nënokja ime,
    të gjithë largohen,
    dhe miqtë e mi janë pakësuar shumë.
    Më pëlqen më shumë qetësia, e imagjinon dot?
    Kurse zhurmat m’u shterojnë energjitë.
    U rrita nënoke dhe s’e shijoj dot qëndrimin natën vonë
    dhe krejt si ti, tashmë është deti ai që më fal qetësi.

    Nuk jam më ajo që ëndërron fustanin,
    bota është kaq e komplikuar
    e thjeshtësia gjithnjë e më e vështirë.
    Sot, njerëzit u ngjajnë më shumë kukullave
    e unë nuk di të luaj më.

    Jeta nuk është siç më pate thënë, plot ngjyra
    kurse udhët, kryesisht, gumëzhijnë
    nga njerëzit e shumtë,
    të gjithëve nënoke, u rëndojnë halle mbi supe.

    Gjithnjë e më shumë, nënoke,
    më merr malli për veten.
    Kam mall për thjeshtësinë e atyre ditëve
    në shtëpinë e gjyshit.
    Kam mall për atë kohë atje, kam mall për ty.
    Kam mall për veten time të vogël, si dikur.
    Kam mall për qortimin tënd spontan,
    të sinqertë, të butë dhe lotues.
    Tashmë është jeta që më qorton, nënoke
    janë ditët e padrejta që kritikojnë
    të gjithë ua hedhin fajin të gjithëve.

    Nuk ka më dashuri pa interes
    dhe mirësjellja është shndërruar
    në një kompliment me kosto.
    U rrita nënoke dhe pashë që isha plakur
    thinjat m’i pushtuan flokët e mi të errët,
    të cilët i doje aq fort
    e që dikur u thurrje këngë e luaje me to.

    U rrita shumë,
    e bota nuk është aq interesante sa mendoja.
    U rrita nënoke që ta kuptoj se unë jam ajo,
    vogëlushja jote, sado të rritem dhe se
    përqafimi yt është e gjithë bota ime.

    Ah nënokja ime!

    Lajmi Paraprak

    Ja si t’i dalloni shenjat e ankthit tek fëmijët

    Lajmi i rradhës

    BFI njofton për kushtet e Haxhit 2022

    Lajme tjera

    Ditë e mahnitshme

    Dritëro Agolli Ditë e mahnitshme!Lulet lahen me vesë,Kuajt hingëllijnë e lopët pëllasin për viçat,Shtërgu në plepin pa majë…
    Më tepër

    Baba, ne ikëm

    Poezi nga Petrit Ruka Baba, ne ikëm… Shtëpinë e braktisëm…Një kohë arixhinjsh jeton gjithë bota,Dhe foton tënde nga…
    Më tepër

    Malli

    Lasgush Poradeci Syri i bukur që t’u mvrenjtSyri yt që më lëndonDo më lërë a vonë a shpejt,Do…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë