Dostojevski: E para është që veten tuaj mos e gënjeni

    Fyodor Dostoevsky është një nga emrat më të njohur të letërsisë ruse dhe asaj botërore. I konsideruar edhe si një nga ekzistencialistët, rrymë moderne filozofike, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në rrafshin intelektual.

    “Vëllezërit Karamazov”, është një nga librat e tij më të njohur.

    “E para është që veten tuaj mos e gënjeni. Njeriu që e gënjen veten e tij, ai që i vë veshin gënjeshtrës së vet, shkon deri aty, sa asnjë lloj të vërtete nuk e dallon dot, as në veten e tij, as në njerëzit që e rrethojnë, për rrjedhojë ai humbet respektin ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.

    Duke mos i respektuar, ai pushon së dashuruari, kurse duke mos pasur dashuri, për ta detyruar veten që të argëtohet, jepet pas pasioneve të shfrenuara, pas përmbushjes së tundimeve të ulëta, duke u kthyer kështu në kafshë dhe duke u mbuluar nga mëkati.

    E pra, që të gjitha këto i vijnë ngase gënjen veten dhe të tjerët. Njeriu që gënjen veten fyhet më lehtë se kushdo tjetër.”

    – Fyodor Dostoyevsky, “Vëllezërit Karamazov”./Kultplus/

    Lajmi Paraprak

    Xhaferi e mbylli seancën, vazhdon qeveria aktuale

    Lajmi i rradhës

    Hoxha: Nesër do ta dorëzoj dorëheqjen si ministër

    Lajme tjera

    Intelektualët apolitikë

    Otto René Castillo. Sjellë në shqip nga Maksim Rakipaj  Një ditë,intelektualëtapolitikëtë vendit timdo të merren në pyetje,nga njerëzit më…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë