“Koha është”

    Koha

    Koha është

    shumë e ngadaltë për ata që presin,

    shumë e shpejtë për ata që kanë frikë,

    shumë e gjatë për ata që vuajnë,

    shumë e shkurtër për ata që gëzohen;

    por për ata që duan,

    koha nuk është.

    Si e jetojmë konceptin e “kohës”? Si e shijojmë? Si e përdorim?

    Jeta jonë, e përbërë nga pritshmëritë, ndjenjat, frika, marrëdhëniet, shënohet me akrepat e orës, e parë si mike, por edhe si armike. Një armik që mund të jetë “i ngadaltë për ata që presin, që vuajnë”, ose mund të jetë “i shpejtë, për ata që kanë frikë ose që gëzohen”.

    Sikur të merrte kuptime të ndryshme, koha që përshkruan Henry Van Dyke duket si një person me një mijë personalitete. Një herë rend, e pastaj ngadalëson. Vetëm në një rast nuk ekziston, mbetet e pezullt dhe e pafundme, sikur na bëri të futemi në një flluskë: kur dashurojmë. Koha është një mike e dashurisë, dhe për këtë arsye ajo pothuajse zhduket, duke na bërë të shijojmë pjesën tjetër.

    Parimi, ai i relativitetit kohor, është shprehur edhe nga filozofi Henri Bergson.

    Henry Van Dike

    Henry van Dyke lindi në 1852 në Germantown (Shtetet e Bashkuara), por me origjinë holandeze ai ishte njëkohësisht një pastor i Kishës Presbiteriane, si dhe shkrimtar, pedagog dhe diplomat.

    Lajmi Paraprak

    Njihuni me ‘Wikkelhouse’ shtëpinë prej kartoni, rezistente ndaj erës dhe shiut

    Lajmi i rradhës

    Ulet mosha e grave të prekura nga kanceri në gji

    Lajme tjera

    Baba, ne ikëm

    Poezi nga Petrit Ruka Baba, ne ikëm… Shtëpinë e braktisëm…Një kohë arixhinjsh jeton gjithë bota,Dhe foton tënde nga…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë