“Mjegulli i dashurisë”

    Dritëro Agolli

    Kur ikja larg, drejt teje vija
    Kur vija afër, ikja larg
    Për dreq më trembte largësia
    Dhe afërsia bëhej çark.

    As e kuptoja si të desha
    një mjegull pus një çmenduri,
    si një poet që shkruan vjersha
    dhe ndez një shkrepëse dhe i bën hi

    dhe ndoshta kjo ish dashuria
    e çakërdisur kuturu…
    për dreq më trembte largësia
    dhe afërsia gjithashtu.

    Lajmi Paraprak

    Parashtrohet aktakuzë ndaj zëvendësdrejtorit të një shkolle në Gostivar, goditi nxënësin me shqelma e shuplaka

    Lajmi i rradhës

    I refuzohet apeli, Kadri Veseli mbetet në paraburgim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë