Parashtrohet aktakuzë ndaj zëvendësdrejtorit të një shkolle në Gostivar, goditi nxënësin me shqelma e shuplaka

    Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit parashtroi aktakuzë kundër një personi për dhunë.

    Siç njoftojnë nga prokuroria, i pandehuri më 26.11.2021 në cilësinë e zëvendësdrejtorit të shkollës fillore në fshatin Çegran të Gostivarit ndaj një nxënësi ka vepruar në mënyrë ku preket dinjiteti dhe personaliteti. Fëmija që ka qenë në klasë të 8 është njoftuar se bashkë me dy nxënës të tjerë është transferuar në një klasë tjetër.

    Ai ka shkuar në katin e dytë të shkollës për ta marrë orarin, ndërsa i pandehuri është fjalosur me nxënësin dhe më pas ka nisur ta godasë me shqelma dhe shuplaka.

    Nënësi ka marrë lëndime trupore dhe më pas rasti është paraqitur në polici.

    Lajmi Paraprak

    BE-ja propozon rregulla që dekurajojnë kulturën e modës së shpejtë, preferohen produkte me jetëgjatësi

    Lajmi i rradhës

    “Mjegulli i dashurisë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë