Mos pyet

    Ibrahim Berisha

    Faji pak para se të qajë
    I kujt është?

    Pse ujë pa hije, gjithë ky ujë
    Në kashtën e frymëmarrjes?
    Aromë e ngrirë në copa të murit, baltë
    A jemi më të mëdhenj se zogjtë e pavërejtur?
    Rrënjë e ngulur në peshë boshllëku
    Ti a je mungesë e dëshmuar?
    Apo, kush jemi ne?
    Dyshim i mbathur me potkonj kuajsh
    Në lamën e kalbur

    Dele e zezë e fjalë pa zë
    Apo, kush jemi ne?
    Nuk ndryshon asgjë
    Edhe nëse jemi errësirë e djegur
    Në pambukun e dorës.
    Shiko më mirë: A jemi ende
    Lojë shpirtzbehtë në sytë e dhomës?
    Shiko ende më mirë.
    Nuk kuptoj pse nuk përgjigjesh
    Insektet e mbajnë në duar të thara
    Ditët e ardhme

    Nëse është dikush pas shpinës së shtëpisë
    Të kujt janë hapat bojëqielli?
    Prandaj mos pyet:
    Pse nuk jemi zemër e tokës, apo
    Mëkatet pak para se të qajnë
    Të kujt janë?

    Lajmi Paraprak

    SBAShK: Orët e humbura nuk do të zëvendësohen

    Lajmi i rradhës

    Strimnica, monografi që hapi shtigjet e studimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë