“Në lehtësinë e dashurisë, mjerani ndihet njeri”

    Pier Paolo Pasolini

    Tek mbeturinat e botës lind një botë e re

    lindin ligje të reja ,aty ku nuk ka më ligj

    lind një nder i ri, ku nder është çnderimi…

    Lindin fuqi e fisnikëri të egra, në grumbujt e barrakave

    në vendet e shkufizuara ku beson se përfundon qyteti,

    po ku në fakt fillon, armik, fillon

    një mijë herë, me ura me labirinte, kantiere e gropa

    pas stuhive të qiellgërvishtësve

    që errësojnë horizonte të tëra.

    Në lehtësinë e dashurisë

    mjerani ndihet njeri:

    themelon besimin tek jeta,

    gjer kur ia nis të përçmojë atë që ka një jetë tjetër.

    Bijtë hidhen në aventurë

    të sigurtë për faktin se janë në një botë

    që prej tyre, prej seksit të tyre, ka frikë.

    Mëshira e tyre qëndron tek të qenit të pamëshirshëm,

    forca e tyre tek lehtësia

    shpresa e tyre tek të mos pasurit shpresë. 

    Lajmi Paraprak

    Si mund të shmangni dhimbjet e dimrit?

    Lajmi i rradhës

    Bosnja mund të marrë me kusht statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

    Lajme tjera

    GRUAJA

    Amado NervoPërktheu: Bajram Karaboll Proverbi pers thotë: “Mos e lëndoni gruan as me një petale trëndafili.” Unë them:…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë