“Ne tani do të ikim pak nga pak”

    Sergej Esenin

    Ne tani po ikim pak nga pak që këtej
    Drejt vendit ku ka qetësi dhe gëzim.
    Mbasë, shpejt edhe unë do duhet të ngre
    Plaçkat e mia mortore për në udhëtim.

    Pyje të dashura mështeknash!
    Ti tokë! E ju, rërëra të ultësirave!
    Përpara kësaj turme në vrapim
    Nuk mund ta fsheh melankolinë.  

    Kam dashur shumë në këtë botë,
    Gjithçka që vesh mish dhe shpirt.
    Paqe mështeknave që hapin degët
    E pasqyrohen në ujin e trëndafiltë.

    Për mjaft mendime kam rënë në heshtje,
    Shumë këngë brenda vetes kompozova.
    I lumtur jam mbi këtë tokë të zymtë
    Për gjithçka që jetova dhe frymova.

    I lumtur jam që kam puthur gra,
    Që shtypa lule, u shtriva mbi bar,
    Dhe që nuk qëllova kurrë në kokë
    Motrat tona kafshët, si i marrë.

    E di që atje nuk lulëzojnë zabelet,
    Nga qafa e mjellmës thekra s’fëshfërin
    Ndaj para turmës së vrapuesve unë
    Provoj gjithmonë rrëqethje, dridhërim.

    Unë e di se në atë vend s’do të ketë kurrë
    Fusha të tilla flakëverdha nën mjegulla krejt.
    Edhe pse njerëzit për mua janë të dashur
    Dhe jetojnë me mua mbi këtë tokë të shenjtë.

    Lajmi Paraprak

    Sulme seksuale, aborte pa anestezion e keqtrajtim | Tmerret që i përjetojnë gratë në ushtrinë e Koresë së Veriut

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut vendi më problematik për të udhëtuar me aeroplan

    Lajme tjera

    Kam shumë shpresë

    Naim Frashëri Kam shumë shpresëTe Perëndija.Që të mos jesëKshu Shqipëria,Po të ndritohetTë lulëzohet. Pa vjen një ditëQë të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë