“Nuk je kurrkund”

    Dritëro Agolli

    Kjo ditë e nxehtë, e gjatë,
    Mbuloi me pluhur rrugën gjer në fund.
    Vështroj në zheg në pluhurin e thatë,
    Po ti nuk je kurrkund.

    Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrën time,
    Pastaj këmishën e rënduar shkund.
    Nga pluhuri përdhe rrëzohen thërrime,
    Po ti nuk je kurrkund.

    Jam gati të kërkoj çdo kokërr pluhuri,
    Dhe në kërkim si arkeolog të humb.
    Veç të të gjej, e humbura qëkuri,
    Po ti nuk je kurrkund.

    Lajmi Paraprak

    Rusia paralajmëron se zgjerimi i NATO-s do të ketë efekt destabilizues në botë

    Lajmi i rradhës

    “Asnjëri nga ne nuk dëshiron të shohë një Republikë Serbe në Kosovë”

    Lajme tjera

    Palimpsesti

    Charles BaudelairePërktheu nga origjinali Fabiola Kadi “Ç’është truri i njeriut, përveçse një palimpsest i stërmadh i natyrshëm? Truri…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë