Porosia e Nanës

    Esad Mekuli

    Për ke në dritë ju qita,
    o djelm!
    Për ke ju rrita,
    o bij`?
    Pse u gëzova unë në jetë?
    — Nanën po e leni sot
    kur kryet
    me mburrje për ju e ngrita;
    kur futën e zezë e hoqa;
    kur zjarmin në votër
    pa frigë e ndezim në mbramje —
    kur sofrën ma thatë s`e shtrojmë!
    Në dheun e huaj shkoni?
    Atje —
    ku vesh s`ju marrin:
    ku vllau të vllanë
    me bisht të synit shikon
    e punën e vet soll kqyrë!
    Atje —
    ku bima ndër ara
    thahet nën hanë;
    ku grizhlat sqep-mprehta
    frytet e vjeshtës s`parit shkretojnë!

    Atje —
    ku dheu i zi
    randë do t`ju peshojë mbi rreshtna
    pa etnit tuej për bri!
    Unë be po u qes,
    bre djelm —
    në trollin
    që shkelët si fëmi,
    në eshtnat e të parëve,
    në gjakun e derdhun për liri,
    në fatlumninë tuej e të nipave,
    në tamblin e gjive të mi` —
    m`i terni lotët që t`harroj çdo dhimbë:
    mos me u nda
    prej prehnit tim
    as vllau me vlla!

    Lajmi Paraprak

    Gjermania në dilemën e Tajvanit

    Lajmi i rradhës

    LSDM: Pavarësisht krizave aktuale, ekonomia e RMV-së mbetet stabile

    Lajme tjera

    Vajza e suksesit

    Eneida Emini Do ia dalësh,Me punë do jesh më e mira,Ke besim të plotë te vetja,Se puna yte…
    Më tepër

    “Falmë”

    Robert Shvarc Oh, falmë, falmë pse kërkojprej teje unë dashurinëe dhembshurisht pse të qortojnë çastet-vrer, kur shpesh harrojse…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë