Qetësia e bukur

    Dritëro Agolli

    Gruaja fle ne carcafin e bardhe e jastekun e bardhe
    E bukur si perendi e lashte e Greqise;
    Flene syte e saj qe me mahniten vite me rradhe,
    Flene buzet e saj si kokrra e prere ne mes e qershise;
    Flene qerpiket si halat naten ne grure,
    Flene mollezat e faqeve qe bejne gropeza kur qeshin,
    Fle balli i hijshem qe s’e desha te ngrysur kurre
    Dhe nen balle vetullat si krah dallendyshe heshtin.
    Ne cast me pushton nje ndjenje fajesie dhe malli,
    Para saj i vetem, para saj I pagjume,
    Dhe mbulohet me rrudha te dendura balli
    Dhe them me vete: grua e dashur te kam lodhur shume.
    Kam ikur shpesh ne rruge te gjata ne fusha e shpata,
    Te kam lene femije e shqetesime mbi shpine,
    Te kam lene pazarin, radhen e netet filikate,
    Te kam lene mbi shpatulla gjithe shtepine.
    Fli e vuajtura ime!

    Lajmi Paraprak

    Gjermania ul përkohësisht taksat për gazin natyror

    Lajmi i rradhës

    “Nga shtatori do të rriten pagat në mbrojtje, polici dhe mbrojtjen e fëmijëve”

    Lajme tjera

    Çka mësova unë

    Poezi nga Azem Shkreli Me u ra tërthoreve në trupMe ndie andjet tue lehëMe ra mbas xixave n’pupMe…
    Më tepër

    “Kur je i moshuar”

     William Butler Yeats Kur je i moshuar dhe flokëbardhë dhe humbet në gjumë,dhe koka të tundet pranë zjarrit,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë