“Të falësh nuk do të thotë të harrosh”

    Shkrimtari Ismail Kadare / Fotografia: Nistori

    Ismail Kadare është shkrimtari shqiptar më i njohur botërisht. Ai ka arritur të fitoi shumë nderime anekënd botës, madje u kandidua disa herë edhe për “Nobel”. Romancier, poet, eseist, përkthyes. Letërsia e Kadaresë vazhdon të lexohet me ëndje nga shumë lexues gjihtkund në botë.

    KultPlus ju sjell disa nga thëniet e tij të vlefshme.

    Më poshtë mund t’i lexoni dhjetë thënie të Kadaresë që kanë mbetur gjatë në mendjen e shumë lexuesve dhe adhuruesve të tij.

    – Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë. – Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë!

    – Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.

    – Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre.

    – Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.

    – Të falësh nuk do të thotë të harrosh.

    – Ne mund të jemi gjithçka, veç një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju.

    – Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.

    – Letërsia autentike nuk përputhet me diktaturat. Shkrimtari është armiku natyror i diktaturave. /KultPlus/

    Lajmi Paraprak

    Si i përhapi Trump gënjeshtrat për mashtrime zgjedhore?

    Lajmi i rradhës

    Moti jashtëzakonisht i keq në ShBA, 13 të vdekur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë