“Vrapojnë zemrat”

    Në poezinë e mëposhtme “Vrapojnë zemrat”, autori përshkruan fazat e jetës me simbolin zemrat. Zemra në vetvete simbolizon një jetë. “Dhe ik e ik e këputet zemr’ e shkretë” është një varg që tregon se si vazhdon jeta papushim e në një moment, vjen vdekja e gjithçka ndalet. Jeta këputet në mes dhe në poezi kjo gjë simbolizohet me këputjen e zemrës.

    Në të njëjtën kohë poezia vazhdon me vargun e fundit, ku ende pa u kaluar tragjedia e ndodhur, zemrat e tjera (të rinjtë e tjerë, jetët e tjera) vazhdojnë rrugëtimin me sulm të ri e me shpirtin plot si përherë. Poezia pra simbolizon dy faza, jetën dhe vdekjen. Jetën me hovin, shpirtin plot dhe hapin e pandalur. Vdekjenndërkohë me këputjen e gjithçkaje dhe ndaljen e vrapit.

    Vrapojnë zemrat

    Me sulm të ri, me shpirtin plot
    Ti bën një vrap për t’udhëtuar.
    Bën dhe një si vjet dhe sot,
    Dhe një dhe mot e papushuar.

    Dhe nuk u pyet për ngaj po shkon,
    Që ngaj po vjen ngaj të fryn era.
    Veç udhëton, veç përparon,
    Si vjet e sot e mot përhera.

    Dhe ik…e ik…e ik…e ik…
    E ja! këputet zemr` e shkretë.
    E ja! përshembet vrap i lik
    E bje përmbys përgjithëjetë.

    E pa t’u tharë pika lot,
    Vrapojnë zemërat e tjera,
    Me sulm të ri, me shpirtin plot,
    Si vjet e sot e mot përhera.

    Lajmi Paraprak

    Historia magjepsëse e “Orient Express”, mbretit të trenave, dhe trenit të mbretërve

    Lajmi i rradhës

    Pandora Papers: ”Ka ardhur koha të ndiqen penalisht avokatët dhe kontabilistët, që mundësojnë evazionin fiskal”

    Lajme tjera

    I mjeri popull i atdheut tim

    Isuf Luzaj Natyrë, moj mëmë Sa poshtë kemi rënë! Dëshpërim, dëshpërim, dëshpërim,Të ngriheshin nga varret Balsha i Parë,Leka,Pirrua,Teuta,Genci,Gjergj…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë