15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

    Ismail Kadare, feston sot (28 janar 2021) ditëlindjen e tij të 85-të. I nominuar për çmimin Nobel, i nderuar rreth një vit më parë në Francë me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” dhe fitues i shumë çmimeve të tjera prestigjioze, Kadare mbetet përfaqësues i denjë i letërsisë shqipe nëpër botë.

    Me rastin e përvjetorit të tij, më poshtë do të gjeni të listuara veprat e lexuara më shumë nga shqiptarët, referuar një sondazhi të bërë në qershor të 2019-ës në Anabel.al. 

    15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

    #1. “Ca pika shiu ranë mbi qelq”

    Përmbledhja e poezive më të famshme të Kadaresë. E veçanta e stilit të tij është gjuha moderne që përdor për të përshkruar, dashurinë, erosin apo dhe njeriun e shekullit të ri, pa harruar origjinën dhe rrënjët e pashkëputura prej tij.

    15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

    #2. “Kush e solli Doruntinën”

    Ky roman, është bazuar në legjendën e famshme të Kostandinit dhe Doruntinës. Besa e shqiptarit, parë në këndvështrimit e mjeshtrit të fjalës e bën veprën të dosmosdoshme për t’u lexuar.

    15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

    #3. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”

    I botuar fillimisht në 1963-in në Tiranë për t’u përkthyer më tej në disa gjuhë të botës, që do t’i jepte autorit famë ndërkombëtare. Ky libër është vlerësuar gjithashtu edhe nga gazeta e njohur parisiene “Le Monde” si një ndër 100 librat e shekullit XX.

    15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

    #4. “Kronikë në gur”

    Gjirokastra, vendi i lindjes parë sipas syve të shkrimtarit.

    15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

    #5.”Kështjella”

    Ky libër do t’ju bëjë të magjepseni pas mjeshtërisë me të cilën Kadare përdor simbolikën.

    15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

    #6. “Prilli i thyer”

    Besa, gjakmarrja dhe kanuni; tre traditat e ngulitura thellë në mentalitetin e një pjese të mirë të shqiptarët, të trajtuara me shumë finesë nga autori.

    15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

    #7. “Pallati i ëndrrave”

    Një vepër që në dukje sulmon Perandorinë Osmane, por në fakt godet dhe dënon çdo lloj sistemi totalitar që përpiqet të ushtrojë pushtet absolut mbi njeriun.

    15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

    #8. “Darka e gabuar”

    I gjithë subjekti i librit mbështetet mbi një darkë të pazakontë që mbart një mister që edhe sot mbetet i pazgjidhur plotësisht…

    15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

    #9. “Ura me tri harqe”

    Një Shqipëri tjetër, shumë larg legjendave dhe të shkuarës.

    15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

    #10. “Dimri i vetmisë së madhe”

    Ishte dimri i viteve 1960-1961, periudhë kur Tirana dhe Moska prishën marrëdhëniet diplomatike. Një vendim i tillë ndikoi jo vetëm në jetën politike të vendit, por edhe në çdo shtëpi shqiptari, të përshkruar me detaje që spikasin në veprën e tij. Romani hapet e mbyllet me një stuhi që shtrembëron antenat mbi pallate.

    15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

    #11. “E penguara: Requiem për Linda B.”

    Nostalgjia për rrugët e Tiranës, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është “e penguara”, vajza 18-vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit.

    15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

    #12. “Përse mendohen këto male”

    Në këtë vëllim përmblidhet vepra poetike e Kadaresë, krijuar midis viteve 1957 dhe 2005. 

    15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

    #13. “Koncert në fund të dimrit”

    Një satirë dhe një përqeshje me komunizmin, me parimet dhe idetë e tij.

    15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

    #14. “Përbindëshi”

    Një libër, që më shumë se për t’u përshkruar, ka nevojë të lexohet.

    15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

    #15. “Dosja H”

    Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit.

    Lajmi Paraprak

    Nga ‘pse nuk gudulisim dot veten’ te gudulisja si një nga torturat më të tmerrshme në histori

    Lajmi i rradhës

    Ndjenja e kohës dhe misteri mes të tashmes dhe të shkuarës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë