Ndjenja e kohës dhe misteri mes të tashmes dhe të shkuarës

    Dhe kur dritë e duhur bie,
    Si tis krejt i purpurt
    Në më pak të lartën kreshtë,
    Largësia masës i shpaloset,
    Çdo regëtimë imja, ashtu si zemra,
    Që tash e mbaj vesh,
    Të nxit, o kohë, t’më lëshosh mbi buzë
    Të mbramen puthje tënden. – Giuseppe Ungaretti

    ‘‘Ndjenja e kohës” (Sentimento del tempo), vëllimi i dytë me poezi i Giuseppe Ungaretti-t, botuar për herë të parë në vitin 1933 dhe më pas i pasuruar e ribotuar më 1936 dhe 1942, është një ndër arritjet më të larta të tij, ku pjekuria intelektuale dhe poetike do ta shpjerë të ndryshojë kryekëput nga Allegria, jo vetëm në temat e trajtuara, por edhe në metrikën e përdorur. Në këtë vëllim, Ungaretti i rikthehet neoklasicizmit dhe barokut, të cilin e ka zbuluar udhëve dhe peizazheve të Romës e përmes veprës së mahnitshme të Michelangelo-s.

    Ndjenja e kohës dhe misteri mes të tashmes dhe të shkuarës

    Sjellë në shqip nga shtëpia botuese Pegi, me përkthim të Aida Baros, përmbledhja cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun.

    Paradoksalisht, pikërisht kjo i jep mundësinë të shërohet nga frika e këtyre kufijve. Me forcën dhe saktësinë e intuitës së tij medituese, arrin të kapërcejë atë çka në një poet më të zakontë do të kthehej në një inventar dhembjesh dhe frikërash personale: poezitë e tij na duken objekte përtej vetvetes për arsyen se ai kurrë s’e trajton veten e tij si shembull të të gjithë individëve.

    Ungaretti ngrihet mbi perceptimet dhe ndjenjat personale dhe na dhuron kështu gjithë “ndjenjën e kohës”.

    Lajmi Paraprak

    15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

    Lajmi i rradhës

    Pesë mënyra si të kurseni në ngrohje

    Lajme tjera

    “Fillikat”

    Maya Angelou Shtrirë, duke menduarMbrëmë nëpër natëSi t’ia gjej shpirtit tim një shtëpiKu uji etje nuk të jepDhe feta e bukës…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë