“Nëse ka ndonjë libër që do ta lexosh, por nuk është shkruar akoma, atëherë duhet ta shkruash ti”

    “Duhet të bëni kujdes prej librave, çfarë është brenda tyre, fjalët, kanë fuqinë të na ndryshojnë” ― Cassandra Clare

    “Mos lexoni siç bëjnë fëmijët, për t’u zbavitur apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni që të jetoni.” ― Gustave Flaubert

    “Nëse ka ndonjë libër që do ta lexosh, por nuk është shkruar akoma, atëherë duhet ta shkruash ti.” ― Toni Morrison

    “Kur ke mbaruar së lexuari një libër, dëshiron ta kishe autorin që e ka shkruar mik, që të mund t’i telefonoje dhe t’i tregoje si ndihesh. Kjo nuk para ndodh.” ― J.D. Salinger

    “E kam imagjinuar gjithnjë Parajsën si një lloj biblioteke.” ― Jorge Luis Borges

    “Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale.” ― Mark Twain

    “Kaq shumë libra, kaq pak kohë.” ― Frank Zappa

    “Nëse lexon vetëm librat që i lexojnë të gjithë, do të mendosh vetëm gjërat që i mendojnë të gjithë.” ― Haruki Murakami

    “Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.” ― Charles William Eliot

    “Kur kam pak para, blej libra; dhe kur më tepron ndonjë gjë prej tyre, blej ushqim dhe veshje.” ― Desiderius Erasmus.

    Lajmi Paraprak

    Arsyet e çuditshme të zhurmës në vesh

    Lajmi i rradhës

    Kush do të paguajë më shumë për rrymë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë