Ndërroi jetë akademiku Luan Starova

    Ditë më parë ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare profesori, shkrimtari dhe akademiku Luan Starova. Luan Starova botoi 7 romane, dy vëllime me tregime, një me poezi “Kartagjena nuk mposhtet” disa vëllime me ese dhe studime. Gjithashtu Luan Starova ka përkthyer edhe vepra të poetëve të njohur francezë në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase, shkruan Nistori.

    Pas botimit të katër romaneve të para në frëngjisht: tre nga “Fayard” në Paris ( “Librat e Babait”, “Koha e dhive” dhe “Muzeu i ateizmit” ) dhe një prej “Les Editions de l’Aube” ( “Bregu i egzilit” ), disa nga veprat e tij u përkthyen në 14 gjuhë të ndryshme.

    Luan Starova lindi në Pogradec në vitin 1941. Për një periudhë kohe, Starova punoi si gazetar, ndërsa më pas u pranua asistent në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge në Fakultetin Filologjik të Shkupit, në të cilën ka qenë profesor i rregullt i letërsisë frënge. Një periudhë ishte ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe të Akademisë Mesdhetare në Napoli. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ukraina shpall mobilizim të përgjithshëm

    Lajmi i rradhës

    Si arrijnë të mbijetojnë banorët e qytetit Jakuck, nën temperaturat -50 gradë celsius?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë