NDJEKJA

    Poezi nga: Andrej Bjelli (Boris Nikolaevich Bugaev, 1880-1934)
    Përktheu: Dritëro Agolli

    Sërish kurora e martesës
    Mbi kokë asaj si dje i ndrit
    Dhe unë i shkoj si prapambetës,
    I zbehtë, i mjegullt, si mehit.

    Shkëlqen si meteor mëkati:
    Ajo e shenjta bukuri!
    Nga thellësirat pus të fatit
    Zë ndrit dhe imja zbrazësi.

    Ajo e holla vello derdhur
    Mbi sy me ankth e me trishtim
    I mbante vitet tona fshehur,
    Ku bashkë e patëm çdo kujtim.

    Mbi kafkë e ngjesha pak kapelën,
    Mbi koca supesh – shall i zi…
    Hutuar sytë e dhëndrit ngelën
    Kur nusen ndoqa në shtëpi.

    E mori vesh: ajo s’e donte,
    Më donte mua – një mehit,
    Dhe dhëndrin nisi vrik ta çonte
    Një valë e çmendur në zenit.

    Asaj si dje i dukem unë,
    Si dje tek unë e ndjen ajo
    Me gjak qefinin mbi qivurë,
    Rrëkenë e epshit domosdo.

    Pas përkëdheljesh mirë e mirë
    Përkulem, puth, kafshoj e qaj…
    Në çast i bëhet i pështirë,
    Fillim e fund, i shoqi i saj.

    Lajmi Paraprak

    Arritja e qëllimit të ShBA-së për 5% për mbrojtjen në NATO, sfidë e madhe për RMV

    Lajmi i rradhës

    “Zgjedhjet lokale”, nisin kalkulimet e partive për emrat e kandidateve të mundshëm

    Lajme tjera

    Ankime

    Dritëro Agolli Ankime nga miqtë , ankime nga rrugaAnkime nga gruaja ime;Veriu fshikullon, ngre pluhurin juga;Ankime , ankime…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë