Në Zvicër, për 10 vjet u krijuan 180 liqene

    Shkrirja e akullnajave në Alpe ka krijuar 180 liqene të reja akullnajore në Zvicër brenda vetëm 10 vjetëve.

    Midis 2006 dhe 2016, zona e mbuluar nga uji u rrit me rreth 150.000 metra katrorë (15 hektarë) në vit, provë e dukshme e ndryshimit të klimës në Alpe, raportoi sot Instituti federal zviceran i Shkencës dhe Teknologjisë Ujore (EAWAG).

    Instituti ka përpiluar, për herë të parë, një inventar të të gjitha liqeneve akullnajorë të formuara që nga fundi i të ashtuquajturës Epoka e Vogël e Akullnajave në mes të shekullit XIX.

    Rreth vitit 1850, akullnajat alpine arritën shtrirjen e tyre më të madhe në kohët moderne.

    “Midis 1850 dhe 2016, zona e liqeneve akullnajore u rrit me mesatare prej rreth 40.000 metra katrorë (4 hektarë) në vit, me një prirje të fortë ngritëse në vitet e studimit më të fundit, 2006 deri në 2016”, tha bashkautori i studimit, Nico Moelg.

    Lista përfshin gjithsej 1.200 liqene të reja, 187 prej të cilave më pas janë mbushur nga sedimentet e transportuara nga akullnajat.

    Në vitin 2016, zona e të gjitha liqeneve akullnajore ekzistuese ishte rreth 620 hektarë.

    Për të kryer hulumtimin e tyre, shkencëtarët analizuan të dhënat që datojnë që nga mesi i shekullit XIX, si edhe fotografitë ajrore të bëra që nga mesi i shekullit XX. /atsh/

    Lajmi Paraprak

    Skavicat, buti i Danaideve dhe “ekonomia e gjelbër” bujqësore

    Lajmi i rradhës

    Besimtarët muslimanë festojnë Kurban Bajramin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë