Nëse don nji popull lehtë ta sundosh…

    Burhan Fili
    Tiranë

    Nëse don nji popull lehtë ta sundosh,
    nji mori hallesh duhet t’i krijosh…
    në punë, administratë, e trafik,
    nga prangat e halleve s’ka ku me ikë.

    Me ngritje çmimesh e taksa tjera,
    politikani i regjur ti len të dera…

    Lene të shajë, të çirret e të shfryjë,
    ‘dyert’ ia ke dyllosë… nuk ka ku të hyjë.

    Poshtë e lartë do japë e do vejë,
    me vehte do të flasin si budallenjë…
    Por të tillë ata nuk janë,
    ama halle të mëdha kanë.

    Kështu bajnë politikanët me popullin e gjorë,
    në parti të ndryshme kalon dorë më dorë.

    A kjo asht ajo që e quajnë liri,
    e ashtuquajtura demokraci?
    E me kyt bindje popujt rrapatosen,
    andrrat e tyre në humnerë groposen…

    Çohu o njeri ma në gjumë mos flej,
    me dritën e ndërgjegjes rrugën gjej!
    Mos e lejo politikanin më prrofka të gënjejë,
    për jetë ma të mirë duhet të jesh i dejë.

    Por nëse këtë me ngulm se kërkon,
    faji asht i joti, s’ke pse ankon.

    Lajmi Paraprak

    Shtrenjtimi i rrymës do të varfërojë edhe më tej qytetarët e RMV-së

    Lajmi i rradhës

    Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë