“Një fat na lidhi e një fat na la”

    SONET nga Eqerem Çabej

    Kur shkon sokakut si një sut’ e vratë,
    Me sy përdhe e me të rëndë hie,
    Ndihem gjahtar që me shtigjetë bie,
    Zëmra me mblidhet dhëmbjes në gujatë.

    Pa rri mendohem tek e rënda natë:
    Si do të shkosh ti jetë vetëmie?
    Më ç’lis do mbahesh, degëzë erdhie?
    Do mund të ecësh kësaj rrugës gjatë?

    Tani që ëndrra e një jete ra,
    Na ra përdhe gjith’ ajo hie e parë:
    Të qënët bashkë, një e të pandarë;

    Ditët e bardha edhe nett e arta,
    Kodra jonë me selvi të larta.
    Një fat na lidhi e një fat na la.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni shalqi

    Lajmi i rradhës

    OBSH formon grup të ri për gjetjen e origjinës së Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë