NUK KA KUSH TË MË DOJË

    Poezi nga Fernando Pessoa
    P
    ërktheu Fadil Bajraj

    Nuk ka kush të më dojë.
    Prit, po ka;
    Ama është vështirë të jesh i sigurt
    Në atë që nuk beson.

    Nuk ka lidhje me mosbesimin
    Që unë nuk besoj, ngase e di
    Se u pëlqej të tjerëve shumë. E kam në natyrën time
    Të mos besoj, dhe të mos ndryshoj.

    Nuk më do kush.
    Që të ekzistojë kjo poezi
    Nuk kam asnjë zgjidhje tjetër
    Pos të vuaj këtë brengë.

    Sa e trishtueshme që të mos më do kush!
    Zemra ime e shkretë, e dëshpëruar!
    E të tjera, dhe ky është fundi
    I kësaj poezie që e kam sajuar.

    Se çfarë ndiej është një çështje tjetër …

    25 dhjetor 1930

    Lajmi Paraprak

    Çfarë presidenti i duhet Kosovës sot?

    Lajmi i rradhës

    IA-ja po e ushqen ankthin në vendin e punës – reagimi ynë po e përkeqëson atë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë