PARA ELEGJISË

    Azem Shkreli

    Një ditë do t’i marrësh në gji
    gjethet e rëna të stinëve të tua
    dhe do të kërkosh kot veten
    shtigjeve të harruara të një moshe
    e nuk do të kesh më as flokë ere,
    as shikim ylberi ta matësh fillin
    dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.
    Një ditë do t’i shpalosh vjetët tua
    si pajën e nuses së vdekur
    e do të numrosh fluturat e shkuara
    t’agsholeve t’prenduara
    e s’do të kesh më as zjarr në buzë,
    as lot në sy të qeshën ngrohtë,
    të qajsh rrejshëm dhe t’i mahnitësh
    djelmoshat.

    Një ditë do t’i hash buzët e tua,
    gjurmët e tua do t’i pështysh
    dhe secilin muzg do ta pagëzosh
    me nganjë pendim që dhemb
    e s’do të kesh me as sy deti,
    as hap t[ hedhur sorkadheje
    te shoh[sh si t’përqeshin gonxhet
    dhe te ikësh prej hijes sate.

    Ruaju, moj se vashat me të bukura
    i vret bukuria e vet.

    Lajmi Paraprak

    Personalitetet që ndryshuan botën në shekullin XX

    Lajmi i rradhës

    Zgjidhjet problemi i nxënësve shqiptarë të Velesit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë