Pelegrinazhi nga Këlni (1497) dhe disa fjalë të vjetra shqipe

    Fotografia: Nistori

    Arnold von Harff[1] – kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman – lindi rreth vitit 1471 në një familje fisnike të Rajnës së Poshtme (Harf mbi Erft, një fshat në veriperëndim të Këlnit). Në vjeshtën e vitit 1496, ai u nis në një udhëtim nën pretekstin për një pelegrinazh në Tokën e Shenjtë, i cili atë e çoi në Itali, përgjatë bregdetit të Adriatikut drejt Greqisë, Egjiptit, Arabisë, Palestinës, Azisë së Vogël, dhe pastaj nëpër Evropën Qendrore drejt Francës dhe Spanjës. Ai u kthye në Këln në vjeshtën e vitit 1498 ose 1499 dhe vdiq në vitin 1505. Përshkrimi i udhëtimit të tij u botua nga E. von Groote në vitin 1860 dhe konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të këtij zhanri të tregimeve të udhëtimeve, i cili ishte shumë i popullarizuar në fund të Mesjetës. Teksti i rrëfimit është shkruar në dialektin e gjermanishtes ripuariane (Rajna e Poshtme) dhe paraqet ortografinë e çrregullt tipike të kohës.

    Gjatë udhëtimeve të tij, von Harffi ishte jo vetëm një vëzhgues i mprehtë i mjedisit që atë e rrethonte, por gjithashtu ka treguar interes për gjuhët që ka hasur. Në rrëfimin e tij, ai jep fjalorthë të shkurtër me fjalë dhe fraza në gjuhën kroate, shqipe, greke, arabe, hebraike, turke, hungareze, baske dhe bretone.

    Këto mund të konsiderohen si fjalorë esencialë të xhepit për udhëtarët, zakonisht duke përfshirë emërtime ushqimesh, sende të nevojshme shtëpiake dhe udhëtimi, si dhe fraza të dobishme, si: “Mirëmëngjesi”, “Sa kushton kjo?” dhe “Grua, a mund të fle me ty?” Kjo e fundit, çuditërisht, mungon në fjalorthin shqip – për një arsye apo një tjetër. Pikërisht gjatë një ndalese në portin e Durrësit, në pranverën e vitit 1497 – teksa po udhëtonte me një galetë tregtare nga Venediku drejt Aleksandrisë – ai hodhi në letër njëzet e gjashtë fjalë, tetë fraza dhe dymbëdhjetë numra në gjuhën shqipe të cilat përbëjnë një nga dëshmitë më të hershme të dokumentuara të gjuhës shqipe.

    Nga: Arnold von Harff
    Përktheu në anglisht: Robert Elsie[2]
    Përktheu në shqip: Agron Shala

    Nga Dulqinjo (Ulqini) në Duraco (Durrës) udhëtuam me erë të dobët. Ky është një qytet i madh, i shkatërruar nga turqit, dhe tani ndodhet nën zotërimin e venedikasve. Ky qytet ndodhet në Shqipëri, ku njerëzit kanë edhe gjuhën e vet, e cila nuk mund të shkruhet mirë pasi në këtë vend nuk kanë alfabet të vetin. Unë kam shënuar disa fjalë të kësaj gjuhe shqipe, të cilat i kam shkruar më poshtë me shkronjat tona:

    1.
    2.
    3.
    4.
    5.
    6.
    7.
    8.
    9.
    10.
    11.
    12.
    13.
    14.
    15.
    16.
    17.
    18.
    19.
    20.
    21.
    22.
    23.
    24.
    25.
    26.
    27.
    28.
    29.
    30.
    31.
    32.
    33.
    34.
    35.
    36.
    37.
    38.
    39.
    40.
    41.
    42.
    43.
    44.
    45.
    46.
    boicke
    vene
    oie
    mische
    jat
    foeije
    oitter
    poylle
    pyske
    krup
    myr
    kyckge
    megarune
    pijne
    tauerne
    geneyre
    growa
    denarye
    sto
    jae
    criste
    dreck
    kijrij
    kale
    elbe
    fijet
    mirenestrasse
    myreprama
    meretzewen
    ake ja kasse zet ve
    kess felgen gjo kaffs
    do daple
    laff ne kammijss
    ne kaffs
    nea
    dua
    trij
    quater
    pessa
    jast
    statte
    tette
    nante
    dieta
    nijtgint
    nemijgo
    bukë
    verë
    ujë
    mish
    djathë
    vezë
    uthull
    pulë
    peshk
    krip
    mirë
    keq
    me ngrënë
    me pi
    tavernë
    burrë
    grua
    para
    po
    jo
    Zot
    dreq
    qiriu
    kalë
    elb
    për të fjet
    mirëmëngjesi
    mirëmbrëma
    mirëdita [mirë se vjen!]
    çfarë ke që më pëlqen
    sa kushton
    do ta blej
    laje këmishën time
    si quhet
    një
    dy
    tre
    katër
    pesë
    gjashtë
    shtatë
    tetë
    nëntë
    dhjetë
    njëqind
    një mijë

    U nisëm me anije nga Durrësi për në Sazan dhe mbërritëm për pesë orë. Ky është një liman shumë i mirë. Sazani është një ishull i vogël që i përket turqve. Në të ndodhen dy faltore të vogla greke: njëra kushtuar Zonjës së Bekuar dhe tjetra Shën Nikollës. Në këtë kohë, patroni i madh i turqve ka disa hamshorë të mrekullueshëm që kullosin në këtë ishull.

    Në anën e majtë të limanit, në tokë të thatë, ndodhet një fshat shumë i madh dhe i bukur i quajtur Velona (Vlora) që ka rreth dy mijë shtëpi. Ky fshat është në gjendje t’ia sigurojë perandorit turk shtatëqind kalorës për luftë, pa përmendur ushtarët këmbësorë. Sipër këtij fshati ndodhet një kështjellë e bukur e quajtur Kano (Kanina), në të cilën perandori turk ka një zyrtar në rezidencë. Këtu në Vlorë ndodhet një lum i madh me ujë të ëmbël, i quajtur Bujona (Buna),[3] i cili vjen nga Turqia nga ana e Veriut dhe derdhet në det këtu. Buron nga Skuterimi (Shkodra), një qytet i madh dhe i fortifikuar, të cilin perandori turk e mori nga sundimi venedikas disa vite më parë.

    Këtu, në Sazan, ndodhet një liman i madh ku turqit mbajnë gjithnjë shumë anije. Katërmbëdhjetë vjet më parë, turqit kaluan përmes gjirit nga ky liman, për një distancë prej pesëdhjetë miljesh lombarde, për rreth gjashtë orë drejt Pulias dhe Kalabrisë, të cilat i përkasin mbretit të Napolit. Ata pushtuan qytetin e bukur dhe të madh të Idrontum (Otranto) dhe shumë qytete të tjera të cilat i mbajtën për një vit e një ditë.

    Në këtë rajon ndodhet një mal i madh dhe i lartë. Nga Sazani për në Korfoin (Korfuz) udhëtuam me erë të mirë. Ky ishull i përket venedikasve dhe ka një gjerësi prej rreth njëqind e tetëdhjetë miljesh italiane. Në këtë ishull ndodhet qyteti i Korfuzit dhe një liman i mirë në të cilin ne zbarkuam. Sipër qytetit ndodhen dy kështjella që e mbrojnë atë. Në këtë qytet flitet gjuha greke.

    Lajmi Paraprak

    Trump u kërkon shteteve të NATO-s të mos blejnë naftë ruse

    Lajmi i rradhës

    Studimi alarmant: hamburgerët dhe ushqimet e përpunuara po ‘vrasin’ spermën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë