Përbindëshi

    Maram Almasri
    Përkheu: Elmaz Fida

    Që e vogël
    pata dëgjuar një përrallë
    Sa të vërteta janë përrallat?
    Për një përbindësh
    të madh, gjigand
    me trup të fortë, gur
    Nëse kthehej vdiste
    Nëse mbështillej kruspull vdiste
    Nëse ndalonte vdiste.
    Ai veç vraponte, vraponte
    duke shkatërruar gjithçka
    Shtëpitë dhe pemët
    Malet
    dhe luginat.
    Shkatërronte spitalet
    Xhamitë
    Kishat
    Manastiret dhe teqetë.
    Gjithçka që i dilte para
    rrafshohej, rrënohej.
    Një ditë, një nënë fëmijësh i ndërpreu rrugën
    fëmijësh të vegjël, foshnja
    Ajo i këndoi një ninullë
    i foli për bukurinë
    për të mirën
    i recitoi një poezi
    me zë të butë, si prekja e nënës së tij
    me fjalë të ëmbla, si puthja e nënës së tij
    E ai, ndaloi, u mblodh kruspull
    dhe ktheu rrugë
    larg saj dhe fëmijëve të saj
    edhe pse e dinte që kthimi
    ishte vdekja e tij.
    Që e vogël
    i besoja përrallat
    Vazhdoj t’i besoj edhe sot
    prandaja shkruaj poezi.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Nuk rrezikohet siguria e shtetit, nëse vendosen në Kushtetutë etnitetet më të vogla

    Lajmi i rradhës

    Organizohet debati “Liria e medias përballë presioneve politike dhe propagandës, dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes: Si më tutje?”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë