Sonte në natën e parafundit në festivalin TIFF ODA në Tetovë, ora 20:00 do të jepet filmi i metrazhit të gjatë “Përkushtimi Hasan” nga regjisori Semih Kaplanoglu. Në qershor 2021, filmi u përzgjodh për të konkurruar në seksionin Un Certain respect në Festivalin e Filmit në Kanë 2021, njofton Nistori.
Një burrë që siguron jetesën nga kopshti i frutave të babait të tij, përpiqet të heqë qafe një shtyllë të energjisë elektrike që synohej të vendosej në mes të tokës së tij.
Përndryshe në ora 23:00, do të shfaqet filmi ” ” nën regji të Aleksandar Zikov. Regina, një gazetare dhe shkrimtare, e frymëzuar nga suveniri, dhuratë – një kullë qelqi, riprodhimi i K’z ekzistues, i vendosur në Bosfor të Stambollit, do të shkojë pikërisht atje për të parë dhe kontrolluar dëshmitë historike që hulumtojnë anën e tyre më pak të ekspozuar. /Nistori/