Me fillimin e vitit të ri shkollor, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë filloi me masat dhe aktivitetet parandaluese që kanë për qëllim që nxënësit në mënyrë të sigurt të arrijnë në shkollat e tyre.
“Nga 1 shtatori do të rritet dukshëm prania e policisë në komunikacion rreth shkollave, ku do të lirohen të gjitha hapësirat e komunikacionit dhe trotuaret dhe do të mundësohet lëvizja e sigurt e nxënësve”, thonë nga SPB Tetovë.
Krahas kësaj, shtojnë nga policia, është paraparë edhe prani në udhëkryqe dhe në vendet e autobusit para ndërrimit shkollor.
“Në mënyrë të drejtpërdrejtë do të njoftohen përgjegjësit e shkollave dhe do të njoftohen për sigurinë”, shtojnë nga policia.