‘Përpiqu të mos bëhesh njeri i suksesit, por të bëhesh njeri i vlerave’

    14 thëniet më inspiruese të të gjitha kohërave nga Albertin Einstein.

    – “Të pakët janë ata që i shohin sytë e tyre dhe i ndjejnë zemrat e tyre”

    – “Imagjinata është më e rëndësishme sesa njohuritë. Njohuritë janë të kufizuara. Imagjinata e rrethon botën”

    – “Përpiqu të mos bëhesh njeri i suksesit, por të bëhesh njeri i vlerave”

    – “Çdo njeri është gjeni. Por, nëse e gjykoni një peshk nga aftësia e tij për t’u ngjitur në pemë, ai do ta jetojë tërë jetën duke besuar se është budalla”

    – “Shikoni thellë në natyrë, dhe pastaj do të kuptoni çdo gjë më mirë”

    – “Të gjitha religjionet, artet dhe shkencat janë degë të së njëjtës pemë”

    – “Në mesin e vështirësive gjendet mundësia”

    – “Një njeri që nuk ka gabuar kurrë, asnjëherë nuk ka provuar diçka të re”

    – “Gjëja më e rëndësishme është të mos ndaleni së pyeturi. Kureshtja e ka arsyen e vet se përse ekziston”

    – “Jeta është sikur biçikletë. Për ta mbajtur balancimin, ju duhet të lëvizni tërë kohën”

    – “Në momentin që ndaleni së mësuari, ju filloni të vdisni”

    – “Njerëzit e dobët hakmerren. Njerëzit e fortë falin. Njerëzit inteligjentë injorojnë”

    – “Anija është gjithmonë e sigurt në breg, por nuk është ndërtuar për atë qëllim”

    – “I flas çdo njeriu në të njëjtën mënyrë, qoftë nëse e mbledh bërllokun, qoftë nëse është dekan i fakultetit”. /KultPlus

    Lajmi Paraprak

    Media amerikane “Skift”: pse Shqipëria po bëhet kaq popullore?

    Lajmi i rradhës

    ADRA: me bletari merren vetëm gratë e vendeve rurale

    Lajme tjera

    “Marshi kosovar”

    Aurel Plasari Pse u ndëshkua, në të vërtetë, poeti Lasgush Poradeci? “Përgjigjen tuaj e kam patur në zemër…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë